Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Buxheti 2022, Basha: Nuk reflekton problemet e qytetarëve, por të klientëve të qeverisë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 11:09 | Politikë
Buxheti 2022, Basha: Nuk reflekton problemet e qytetarëve, por të

Për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, buxheti i prezantuar nga kryeministri Edi Rama edhe njëherë synon të vendoset në mënyrë tinëzare në funksion të klientëve të pushtetit dhe jo të qytetarëve të thjeshtë.

Sipas Bashës, asnjë nga shoqatat e sipërmarrjes nuk e mbështet këtë buxhet që do të shtojë më tej varfërinë në vend.

“Buxheti i shtetit reflekton atë çfarë një qeveri është. Vizionin apo mungesën e vizionit të një qeverie. Këtu thënë me fjalë të thjeshta vendosin se si dhe sa do të shtrydhin nga xhepat tuaja dhe çfarë do të bëjnë me këto para. Deputetët e PD-së kanë argumentuar kundërshtinë në komisione për këtë buxhet. Nuk kemi qenë të vetmit në këtë kundërshtim. Të qartë kanë qenë prodhuesit, sipërmarrja e vogël, dhomat e tregtisë. Nuk ka një shoqatë të sipërmarrjes ta ketë përqafuar këtë buxhet. Më të qartë e ka shqiptari i thjeshtë, ai që sheh përtej kësaj salle.

Një spirale largimi vijon ditë pas dite prej 8 vitesh. Fletët e printuara që vijnë këtu nuk reflektojnë asnjë nga hallet e qytetarëve. 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie sipas Eurostat. BB thotë që vitin e kaluar iu shtuan 112 mijë të varfër. Këto nuk janë numra, por jetë të shkërmoqura në librat e një qeverie që i bën llogaritë pa ta. Nuk ka nevojë të jesh ekonomist që të kuptosh se si këta këmbëngulin ta vendosin buxhetin në funksion të klientëve të qeverisë nëpërmjet të PPP që bëjnë motin e mirë dhe të keq në ekonominë shqiptare”, tha Lulzim Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani