Buxheti 2022, Rama: Rrisim pagat, pensionet, dyfishojmë ndihmën për disa kategori

Përditësuar më: 15/11/2021, ora 11:46

Buxheti 2022, Rama: Rrisim pagat, pensionet, dyfishojmë ndihmën për disa kategori

Përditësuar më: 15/11/2021, ora 11:46

Ka nisur këtë të hënë, diskutimi i buxhetit të shtetit për vitin 2022 në Kuvend. Në fjalën e tij, kryeministri Rama u shpreh se me këtë buxhet do të vijojë rritja e pagave, pensioneve, ndërsa do të dyfishohet ndihmë ekonomike për disa kategori.

“Skena e këtij buxheti është dëshmi e një arritjeje domethënëse e këtyre dy viteve të vështira. Për të mbetur ambicioz për të nesërmen gjatë kurimit të dy plagëve. Ky buxhet flet qartë se asnjë sektor dhe reformë nuk është lënë pas dore. Me këtë buxhet të ndërmjetëm rrisim financimin për të mbështetur njerëzit e këtij vendi, kategoritë më në nevojë, injektojmë financime të konsiderueshme në ekonominë familjare, zerojmë taksën mbi pagat deri në 40 mijë lekë, duke lehtësuar 87 mijë punonjës, përgjysmojmë taksën mbi pagat nga 400-500 lekë, duke lehtësuar gati 60 mijë punonjës të tjerë, rrisim pagat për mësuesit, mjekët, infermierët me 6%, në bazë të planit të rritjes së tyre vit pas viti deri në 40% në fund të mandatit të tretë.

Rrisim pagat në një bonus të posaçëm deri në 150% për punonjësit e policisë që shërbejnë larg banimit, rrisim pagat me 30% për efektivët e FA, nuk rrisim asnjë taksë mbi asnjë kategori. Do të trefishojmë ndihmën ekonomike për gratë e trafikuara dhe fëmijët jetim nën 18 vjeç, dyfishojmë ndihmën ekonomike për rreth 15 mijë familje që kanë 3 ose më shumë fëmijë, rrisim me 10% ndihmën ekonomike për pjesën tjetër të familjeve”, u shpreh Rama.