Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

I ndaluan të mbledhin kanoçe, romët në Vlorë protestojnë para bashkisë

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 17:29 | Sociale
I ndaluan të mbledhin kanoçe, romët në Vlorë

Përfaqësues të komunitetit Rom-egjiptian, të vetëpunësuar në ndarjen e mbetjeve urbane dhe më pas shitjen e tyre për riciklim, kanë protestuar paraditen e se hënës para bashkisë së qytetit, duke kundërshtuar  vendimin për ndalimin e punës që kryejnë si në kontejnerët e mbeturinave në lagje ashtu edhe Brenda landfillit ku mblidhen mbeturinat.

“Ku do vemi ne ku do punojmë, ku do ushqehemi?” thotë njëri prej tyre,  “jam 65 vjeçe, dua vetëm të mos më heqin karrocën”, një tjetër prej protestuesve.  

Kryebashkiaku i Vlorës priti një përfaqësi të protestuesve, të cilët u garantoi se puna që ata bëjnë do të vazhdojë, por në një mënyrë më dinjitoze, duke i ftuar të aplikojnë pranë bashkisë për t’u punësuar pranë landfillit të Sherishtes, që do të fillojë punën në marsin e vitit të ardhshëm.

A2 CNN Livestream

Dita jonë