Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Konferenca ndërqeveritare, Soreca: Presim lajme nga Bullgaria, optimistë për muajin dhjetor

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 17:04 | Politikë
Konferenca ndërqeveritare, Soreca: Presim lajme nga Bullgaria,

Situata politike në Bullgari  pritet të jetë vendimtare edhe për fatin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, për të zhbllokuar mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare. Kështu u deklaroi kreu i delegacionit të BE në vendin tonë Luigi Soreca, i cili  u shpreh optimist për mbajtjen e konferencës së parë brenda këtij viti.

“Ne po presim lajme nga Sofia dhe nga Shkupi. Mund t’ju them që liderët e Bashkimit Europian janë shumë aktivë gjatë kësaj kohe për të shfrytëzuar çdo mundësi deri në 31 dhjetor për të bërë të mundur që kjo të ndodhë. Jemi shumë shpresëplotë dhe po punojnë në lidhje me këtë çështje”.

Të njëjtin optimizëm ndanë edhe kryetarja e Këshillit të Integrimit Jorida Tabaku dhe nënkryetari Taulant Balla, ndonëse Tabaku theksoi se Shqipëria nuk i ka përmbushur kushtet.

A2 CNN Livestream

Dita jonë