Parashikimi i motit: 15 nëntor 2021

Përditësuar më: 15/11/2021, ora 09:41

Parashikimi i motit: 15 nëntor 2021

Përditësuar më: 15/11/2021, ora 09:41

Vranësira dhe reshje të pakta shiu do të ketë në jug dhe pjesërisht në qendër, ndërsa veriu paraqitet me kthjellime e vranësira kalimtare.

Pasditja shton kthjellimet në të gjithë vendin duke lokalizuar vranësirat në jug të vendit, ku nuk mungojnë momentet me pika shiu.

Temperaturat e ajrit mbeten të ulëta në mëngjes duke shënuar rreth 3-4°C, por rritje të lehtë sjell mesdita kur maksimumi në rang vendi ngjitet në 23°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi lindor, ndërsa dallgëzimi në brigjet detare do vijojë 2-3 ballë.