Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rama në krye të Prishtinës, pritshmëri e lartë nga banorët: Rugova i ri, të mbajë premtimet

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 16:39 | Kosova
Rama në krye të Prishtinës, pritshmëri e lartë nga

Qytetarët e Prishtinës kanë shumë pritshmëri nga kryetari i ri i komunës Përparim Rama. Për mikrofonin e A2 CNN, banorët e kryeqytetit u shprehën se Rama është një kandidat me vizion, nga i cili presin të mbajë premtimet.

15 nëntori e gjeti Prishtinën me një kryetar të ri, mes një gare tejet të ngushtë me rivalin, por që në shtetin shqiptar përtej kufirit, nuk ishte arsye për të zvarritur numërimin, që solli rezultatin brenda pak orëve. Festa e vonë e mbështetësve të LDK-së nuk ka lënë asnjë shenjë në qytet, e banorët kryeqytetasit vijojnë rutinën e tyre të pashqetësuar.

“Për mua është Ibrahim Rugova i ri”, thotë një qytetar.

Ashtu si në zgjedhjet parlamentare, edhe në ato vendore surpriza ishte Lëvizja Vetëvendosje. Por, ndryshe nga shkurti, këtë herë partia e drejtuar nga Albin Kurti zhgënjeu duke marrë vetëm 4 komuna në rang vendi.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli