Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Samiti për demokracinë në SHBA, Vjosa Osmani konfirmon ftesën për Kosovën

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2021, 13:03 | Kosova
Samiti për demokracinë në SHBA, Vjosa Osmani konfirmon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, konfirmoi të hënën se është ftuar të marrë pjesë në takimin e lartë për demokraci, që organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden.

Presidentja Osmani publikoi ftesën nga presidenti Biden dhe e falënderoi atë për, siç tha për “vlerësimin për partneritetin e ofruar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike”.

Në një postim në rrjetet sociale ajo tha se Kosova është “shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci dhe si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë”. Takimi do të zhvillohet virtualisht më 9 dhe 10 dhjetor.

Edhe pse administrata amerikane ende nuk e ka bërë publike listën e plotë të vendeve pjesëmarrëse, një listë e publikuar ditë më parë nga portali “Politico”, nxiti shumë reagime, për shkak të mospërfshirjes së Kosovës, Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Javën e kaluar burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës, por edhe të Serbisë në takim.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli