“Vetëm një koncesion do të doja të hiqja”, Rama: Ne jemi “jep sa të mundesh”, ju jeni “kap çfarë të kapësh”

Publikuar më: 15/11/2021, ora 11:43

“Vetëm një koncesion do të doja të hiqja”, Rama: Ne jemi “jep sa të mundesh”, ju jeni “kap çfarë të kapësh”

Publikuar më: 15/11/2021, ora 11:43

Kryeministri Edi Rama tha gjatë diskutimit për buxhetin e vitit 2022 se do të donte të hiqte vetëm një koncesion të përfshirë në draft, atë të skanimit.

“Do të doja të hiqja vetëm një gjë nga buxheti, skanimin, që e kemi trashëgim nga ju.

Ky është dallimi mes dy civilizimeve tona. Ne jemi jep sa të mundësh, ju jeni kap çfarë të kapësh. Skanimi është një shërbim që duhet ta garantojë shteti. Pse duhet të paguajë qytetari që shteti të vendosë siguri. 20 milionë çdo vit nga buxheti për koncesionin tuaj dhe nuk e kemi përmbysur dot sepse nuk ka arbitrazh që e pranon. I vetmi koncesion i bërë në këtë republikë ku qytetarët nuk përfitojnë asgjë dhe kur paguajnë nga xhepi është kjo”, tha Rama.

Ai iu rikthye edhe një herë koncesionit të kontrollit teknik të makinave, të ndërprerë të mars të vitit 2021. “Nuk po flas për kolaudimin që shyqyr e hoqëm. Dhe shikojeni si është tani që e ka marrë shteti”.