Zhgënjim në Belfast, vetëm playoff për kampionët e Europës, kalon Zvicra

Përditësuar më: 15/11/2021, ora 22:54
italia 1 1024x576

Zhgënjim në Belfast, vetëm playoff për kampionët e Europës, kalon Zvicra

Përditësuar më: 15/11/2021, ora 22:54

Italia përplaset me murin e Irlandës së Veriut në Belfast, dhe nuk arrin të fitojë dhe të shënojë golat e nevojshme për t’u kualifikuar si e para në grupin C për kualifikueset e Botërorit në Katar.

Pavarësisht presionit të vazhdueshëm, mbrojtja vendase u tregua e hekurt, duke mos pësuar asnjë gol në shtëpi në këto kualifikime. Në ekipin kampion të Europës në fuqi, u ndje mungesa e një sulmuesi qendror si Immobile, ndërkohë që në pjesën e dytë si paradoks rastet më të mira erdhën nga Irlanda e Veriut që luante thjesht për dinjitet.

Ndërkohë, Zvicra bëri detyrën e saj duke dërrmuar 4-0 Bullgarinë, që rezistoi vetëm pjesën e parë për t’u dorëzuar pa kushte në 45 minutat e dyta, ku zviceranët shënuan me Okafor, Vargas Itten dhe Freuler.

Tashmë djemtë e Roberto Mancini si dhe të dytat e grupeve të tjera do të presin 26 nëntorin për të mësuar kundërshtarët e tyre në 3 minigrupet që do formohen.

Ekipet kombëtare që do të marrin pjesë në playoff deri më tani janë: Portugali, Itali, Rusi, Maqedoni e Veriut, Suedi, Austri, Skoci, Uells, Republikë Çeke, Poloni. Ndeshjet do të luhen më 24-25 mars.