Alfred Lela: Marrëdhëniet e Ramës me publikun si ato të Clinton e Blair, nxënës i kësaj filozofie

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 20:53

Alfred Lela: Marrëdhëniet e Ramës me publikun si ato të Clinton e Blair, nxënës i kësaj filozofie

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 20:53

“Qeveria Rama ushtron një teknikë të qeverisjes ose propagandës të përdorur nga Clinton-i në Amerikë apo Tony Blair në Britani, sipas të cilave, një qeveri është çdo dinë në zgjedhje. Rama është nxënës i kësaj filozofie”.

Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN analisti Alfred Lela teksa komentoi marrëdhëniet e kryeministrit Rama me qytetarët.

“Nuk është se kemi ndonjë historik të pasur të reagimit qytetar. Opinioni publik në Shqipëri, për mijëra arsye, qoftë edhe për këtë trushpëlarjen e herë pas hershme të qeveria të ndryshme, ka qenë i ndrojtur dhe i mpakur. Kemi edhe ne rastet tona që shkëlqejnë në mungesë, është protesta e studentëve dhe e armëve kimike, si dhe protesta e rrugës Durrës-Kukës. Pavarësisht kësaj, droja e protestave dhe e pakënaqësive popullore te çdo qeveri, sado e papërgjegjshme, kjo droje ekziston. Pse bëhet i gjithë operacioni i propagandës? Bëhet për të mbajtur ose nën kontroll ose të tulatur, ose të kënaqur opinionin publik. Sado e vogël të jetë gatishmëria e opinionit publik për të ngritur krye, sërish në receptorët e qeverisë ekziston dëshira për ta mbajtur të tulatur apo nën kontroll publikun”, u shpreh më tej Lela.