Diskutimet për buxhetin, Braçe: Tavani i borxhit 80% nuk duhet të preket nga asnjë qeveri

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 11:25
16 NENTOR 2021 PARLAMENT frame 95498 1024x576

Diskutimet për buxhetin, Braçe: Tavani i borxhit 80% nuk duhet të preket nga asnjë qeveri

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 11:25

Në ditën e dytë të diskutimeve për projektbuxhetin, ish-zv.kryeministri Erion Braçe pasi numëroi disa nga të mirat e tij, shprehu dhe rezerva për disa çështje.

Braçe u shpreh se tavani prej 80% i borxhit duhet të jetë i paprekshëm dhe shtoi se ajo që e shqetëson është efektiviteti i parasë publike dhe agresioni i korrupsionit mbi to.

“Kemi bërë mirë që investimet janë më të larta se deficiti. Kemi bërë mirë që nisim të ulim borxhin publik në 78.9% nga 80% që duhet të jetë tavani i paprekshëm më për këtë qeveri dhe çdo qeveri tjetër. Pra siç e shihni ka shumë para në buxhet dhe në qarkullim prej tij. Ajo që mua më shqetëson është efektiviteti i parasë publike, politikave mbështetëse, skemave mbështetëse, agresioni i korrupsionit mbi to, transparenca jo e plotë dhe denatyrimi i instrumenteve të rregulluara shumë mirë, si Prokurimi Publik”, u shpreh Braçe.