Duma-socialistëve: Ju nuk ekzistoni. Balla: Nga të buron gjithë ky helm

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 11:26

Duma-socialistëve: Ju nuk ekzistoni. Balla: Nga të buron gjithë ky helm

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 11:26

Debatet e ashpra kanë karakterizuar edhe ditën e dytë të diskutimeve për buxhetin e vitit 2022. Deputetja demokrate, Grida Duma, e quajti projektbuxhetin mjeran dhe si në Mesjetë, ndërsa i quajti inekzistentë kolegët socialistë. Etiketimi solli reagimin e ashpër të socialistëve.

“Ju thatë, domethënë Rama tha, se ju nuk ekzistoni”, u shpreh Duma, duke shkaktuar reagimin e fortë të socialistëve. “Rama tha se ne kemi një marrëdhënie të veçantë me plehrat. Kemi me plehrat të njëjtën marrëdhënie që kemi edhe me të, duam ta riciklojmë, por me kosto sa më të ulët”.

“Ka një problem shumë të madh me veten, sa herë flet, fyen. Megjithatë, fyerjet e një zonje, sigurisht do t’u bëj thirrje kolegëve deputetë t’i tolerojnë sa të kenë mundësi. Por t’u thuash zonjave të tjera që ju nuk ekzistoni… Ku të buron gjithë ky helm? Njeriu prandaj ka një absorbues të helmit, por kam frikë që ti prodhon më shumë helm sesa absorbon vetë”, tha Balla.