Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 17%
  • Më i zënë në punë 67%
  • Ndihmon në shtëpi 17%

E rëndë në Fier, fëmija i humbur gjendet i vdekur në banesën e 38-vjeçarit

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 18:55 | Kronikë

Një ngjarje tepër e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në fshatin Grecalli në Fier, ku një fëmijë vetëm 8 vjeç është gjetur i vdekur në oborrin e banesës së fqinjit të tij. 38-vjeçari Klodian Çalamani është arrestuar si autor i dyshuar i vrasjes. I marrë në pyetje nga Policia ai ka pranuar autorësinë e krimit.

Çalamani rezulton i dënuar më parë për rrëmbimin e një të miture, por ishte i lirë.

Policia lokale tha se denoncimi për zhdukjen e 8-vjeçarit Mateo Vaslliu ishte bërë në orën 15:30 të së martës. Pas kontrollit në banesën e 38-vjeçarit Policia gjeti trupin e pajetë të vogëlushit.

Paraditen e të mërkurës, familjarë dhe të afërm i japin lamtumirën e fundit 8-vjeçarit, i cili sot mungoi në bankën e shkollës ku ulej çdo ditë. 

Ngjarja makabre ka tronditur banorët e fshatit Grecalli në Fier. Familjarët e viktimës dhe banorët e fshatit në periferi të Fierit kërkojnë drejtësi dhe dënim ekstrem të autorit të dyshuar.

Të shtangur nga krimi i rëndë, banorët e Grecallisë tregojnë për gjendjen e mjerueshme ku jetonte i dyshuari, Klodian Çalamani. “Babai i ka vdekur, e ëma ka ikur në Maqedoni, dy vëllezër i ka në burg, në Greqi, motrën e ka në Maqedoni, vetëm jetonte”, thotë një prej banorëve të zonës për A2 CNN.

https://a2news.com/2021/11/17/vrasja-e-8-vjecarit-fqinjet-te-tronditur-kerkojne-denim-ekstrem-te-autorit/

Ngjarja ka tronditur dhe nxënësit e mësuesit e shkollës së 8-vjeçarit, ku mësimi nuk mund të vijonte normalisht. “Na ka prekur të gjithëve, një engjëll i vogël që u nda nga jeta. Na mirëkuptoni se jemi shumë të ngarkuar”, tha drejtoresha e shkollës. Shokët e klasës e gjetën bosh bankën e 8-vjeçarit të ndjerë, ndërsa në shenjë respekti e mbushën atë me lule e piktura.

8-vjeçari Mateo Vaslliu u gjet i pajetë në banesën e fqinjit të tij, 38-vjeçarit Klodian Çalamani. I mituri mungonte prej disa orësh dhe pas denoncimit të familjes në Polici, u gjet në oborrin e shtëpisë së Çalamanit. Autori i dyshuar ishte arrestuar edhe para 9 vitesh për rrëmbimin e një vajze 16-vjeçare.

Për ngjarjen e rëndë pati reagime të shumta edhe nga politika. Kryeministri Rama tha se autori meriton dënimin më të ashpër. Sipas tij, rikthimi i dënimit me vdekje nuk është zgjidhje, por po shihet mundësia e ashpërsimit të mëtejshëm të legjislacionit penal.

Ndërsa Presidenti Meta tha se vrasja e 8-vjeçarit, Mateo Vllasiu, të martën në mbrëmje, është një tregues i mosfunksionimit të sistemit dhe sipas tij, përveç autorit ka edhe persona të tjerë përgjegjës.

https://a2news.com/2021/11/17/a-duhet-te-rikthehet-denimi-me-vdekje-rama-shqiperia-ka-te-shkruar-legjislacionin-me-te-ashper/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani