Kurti flet sërish për humbjen: Patëm probleme strukturore, opozita u bashkua kundër nesh

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 16:30

Kurti flet sërish për humbjen: Patëm probleme strukturore, opozita u bashkua kundër nesh

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 16:30

Kryeministri Albin Kurti komenton sërish rezultatin zhgënjyes në zgjedhjet lokale, duke fajësuar edhe një herë defektet strukturore dhe organizative brenda partisë, për të cilat siç tha ka diskutuar mbrëmjen e së hënës edhe me 12 kandidatët që ishin në balotazh.

“Mbrëmë i kam takuar 12 kandidatët që ishin në balotazh. Mbajta shënime për të gjitha vërejtjet e tyre. Shtabi i Vetëvendosjes është duke e përgatitur raportin për zgjedhjet dhe do e diskutojmë në kryesinë e partisë. Mund të them se në subjektin tonë politik ka defekte strukturore e organizative, ka defekte të brendshme, por që nuk mund të ua them sonte”.

Megjithatë, kreu i ekzekutivit një peshë të përgjegjësisë ia ngarkon vendosmërisë së opozitës për t’u bashkuar kundër Lëvizjes Vetëvendosje, e nxitur nga sukseset e qeverisë.