“O kone!”, sherr në Kuvend mes Salianjit dhe Braçes

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 11:57

“O kone!”, sherr në Kuvend mes Salianjit dhe Braçes

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 11:57

Një debat në distancë mes deputetëve Ervin Salianji dhe Erion Braçe rrezikoi të përshkallëzohet në konflikt fizik mes të dyve.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Salianji e akuzoi ish-zv.kryeministrin se i del emri në përgjimet e prokurorisë italiane për çështjen e Rezart Taçit. “A je ti zv.kryeministri që del në përgjimet e prokurorisë italiane… Mos m’u drejto mua si kone se je mësuar me këta!”, i tha Salianji-Braçes, teksa ky i fundit po replikonte nga vendi.

Më pas të dy lanë vendet e tyre dhe u drejtuan për te njëri-tjetri, por ishin punonjësit e gardës që shmangën përleshjen.