Sherr në Parlament për Taçin. Zv.kryeministri në përgjime, Salianji dhe Braçe gati në përplasje fizike

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 15:29

Sherr në Parlament për Taçin. Zv.kryeministri në përgjime, Salianji dhe Braçe gati në përplasje fizike

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 15:29

Salla e Kuvendit u kthye në arenë përplasjeje ndërmjet Ervin Salianjit dhe Erion Braçes. Shkak ishte akuza e hedhur në sallën e Kuvendit nga deputeti demokrat se një zëvendëskryeministër shqiptar ndodhet në dosjen e përgjimeve të Antimafias italiane për çështjen Rezart Taçi.

Vetëm pas ndërprerjes së seancës, Erion Braçe pati mundësi të përgjigjej, jo vetëm në formë mohuese, por duket se indirekt dha edhe një orientim. “Dokumenti i përgjimit të Rezart Taçit mban datën 18 tetor 2021, atë dokument unë e zotëroj të plotë germë për germë. Më 18 tetor 2021, unë nuk kam qenë zëvendëskryeministër”, tha Braçe.

Ndaj Salianjit u mor masa disiplinore e paralajmërimit.