Shpërthime pranë parlamentit dhe komisariatit, policia publikon pamjet e tmerrshme nga Uganda

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 20:06

Shpërthime pranë parlamentit dhe komisariatit, policia publikon pamjet e tmerrshme nga Uganda

Përditësuar më: 16/11/2021, ora 20:06

Policia në Ugandë ka publikuar pamjet e tmerrshme nga dy shpërthime të fuqishme që tronditën Kampalën, kryeqytetin e shtetit afrikan këtë të martë.

Në video shfaqen momentet e shpërthimit pranë parlamentit dhe pranë komisariatit të policisë, ndërsa me dhjetëra persona ishin në rrugë. Në një deklaratë, policia bëri të ditur se sulmet janë kryer nga 3 kamikazë.

Shpërthimi i parë ndodhi pranë komisariatit të policisë dhe dyshohet të jetë kryer nga një kamikazë, duke lënë të vdekur dy persona, ndërsa shumë të tjerë u dërguan në spital.

Më pas, dy kamikaz me motoçikleta kryen sulmin e dytë pranë parlamentit, ku 3 qytetarë të tjerë mbetën të vdekur, ndërsa deputetët u evakuuan me shpejtësi nga godina, pasi makinat e parkuara aty pranë shpërthyen në flakë. Në spital u dërguan rreth 30 persona, nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.

Sulmet e fundit nuk janë marrë përsipër ende nga asnjë grup terrorist, ndërsa në Ugandë veprojnë grupe të lidhura me Al Kaedën dhe al Shabaab.