A është e përballueshme rritja e kostove për biznesin dhe konsumatorët? Flasin ekspertët

Përditësuar më: 17/11/2021, ora 22:21
17 NENTOR 2021 A2 BUSINESS P2 CLN frame 37977 1024x576

A është e përballueshme rritja e kostove për biznesin dhe konsumatorët? Flasin ekspertët

Përditësuar më: 17/11/2021, ora 22:21

A është e përballueshme rritja e kostove për biznesin dhe konsumatorët? Ekspertët e ekonomisë ndanë në studion e A2 Business mendimin se një pjesë e madhe e shpenzimeve tona eksportohen. Sipas ekspertit Bardhi Sejdarasi, modeli ekonomik duhet të plotësoje kërkesat vendase. Ai e quan qeshaarke kërkesën e sindikatave për subvencione në bujqësi.

“Ka riukuperim të ndjeshëm të treguesve të 2009, psh turizmi qe i ka tejkaluar për shkak të moskufizimeve të turistëve. Ka një tregues sinjifikativ. Kemi rritje të produktivitetit. Biznesi ka më shumë kapital, kurse pagat nuk janë rritur dhe kjo më bën të mendoj ka ardhur koha që të gjykojmë për çmimet e shpenzimet në treg që kompanitë ofrojnë. Të gjithë kërkojnë subvencione për aktivitetin e tyre. Është aq qesharake kjo sa edhe sindikatat e fermerëve kërkojnë 75 mln euro për të mbështetur eksportuesit bujqësorë. Tregusit e kësaj ekonomie dhe treguesit janë pozitivë krahasuar edhe me 2019 më bën të mendoj që nuk do të kemi krizë që do të lidhet me çmimet. Ka një problem që nuk është shqiptar që në çdo 100 lekë shpenzim 54 lekë shkojnë në importe dhe do të thotë që një pjesë të madhe të shpenzimeve tona e eksportojmë dhe këtu flitet për modelin ekonomik që duhet të plotësojmë nevojat vendase. Kjo strategji afatgjatë duhet të bëhet një ditë afatshkurtër”.

Sipas ekspertit Kastriot Sulka, përveç anomalive të tregut në rritjen e kostove ndikon edhe menaxhimi.

“Minimumi jetik shkon te 180 mijë leket të vjetra në muaj nga BB rrezikonin që 120 mijë punonjës të marrim më pak se 5 dollarë në ditë, pra më pak se ajo që është llogaritur si paga minimale. I referohemi së pari tregut, dhe kur tregu ka anomalitë e veta si efektet e Covid jep dhe kosto përkatëse por kemi edhe pjesën tonë që është menaxhimi. Autoritetet që fusin duart në treg si enti rregullator i energjisë, kjo është pjesë e menaxhimit. Nëse do kishim hequr shumë prej kompanive që ta merrnin energjinë në bursë. Na mungon dëshira dhe vullneti ose kapacitete menaxhuese, po kështu ndodhi dhe me autoritetin e konkurrencës. Pra ngado që ta kapim ajo që nuk varet nga ne nuk varet nga ne. Të paktën të përfitojë buxheti por as në buxhet nuk është kjo gjë”.

Për analistin fatos Çoçoli rritja e kostove bëhet gjithnjë më e vështirë për shtresat në nevojë dhe godet prodhimet bujqësore.

“Për ne ka rëndësi të kuptojmë nivelin e konsumit, është diferenca mes ndjesisë ekonomike vështirësive rreth të ardhmes si për konsumatorin e thjeshtë dhe për sipërmarrësit. Ekonomia është në trend rritës dhe kjo është pozitive e inkurajuese për ne. Për shtresat në nevojë dhe pensionistët dhe familjet në nevojë rritja e këtyre kostove bëhet gjithnjë e më e vështirë se është zanafilla e kostove që nga energjia e karburantet që rriten. Na vjen si e importuar si rritje. Kjo paketë fiskale godet prodhimin bujqësor”.