Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

“Biznesi është duke vuajtur”, Dervishi: Mungesa e stafeve krijon kosto. Ulja e konsumit shkakton kaos

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 22:01 | Ekonomi
“Biznesi është duke vuajtur”, Dervishi: Mungesa e stafeve

Biznesi aktualisht është duke vuajtur. Nuk e ka normën e fitimit dhe ka mungesë të stafeve. Në këtë konkluzion ka arritur menaxherja e Biznesit dhe Kontrolleve të Sipërmarrjes Linda Dervishi. Në studion e A2 Business, ajo thekson se problematika kryesore është mungesa e stafeve që krijon kosto dhe jo efiçencë në sipërmarrje.

“E ardhur pas një pandemie rritja e kostove përkthen dhe rritje tjetër që vjen nga mungesa e xhiros e parashikuar në 2020 e dhe kjo është një kosto tjetër. A është e përballueshme? Është në varësi të tipologjisë së biznesit ku operon. Disa biznese përkthehen me fitim, disa jo. Problematika që unë shoh mbetet pa diskutim përkrahja apo përmbushja e sipërmarrjes me stafet përkatëse për shkak të pagave, krijon kosto dhe jo efiçencë në sipërmarrje”.

Dervishi argumenton mospërmbushjen e stafeve në sipërmarrje, me mungesën e perspektivës dhe planeve afatgjata.

“Biznesi aktualisht është duke vuajtur pavarësisht analizës pozitive. Nuk e ka normën e fitimit. Biznesi është duke vuajtur për stafe të kualifikuara se nuk operon dot pa stafet. Ikja për shkak të mungesës së perspektivës dhe planeve afatgjata”.

Sipas saj ulja e konsumit shkakton kaos në biznes dhe nuk mund të ketë parashikime afatgjata nëse nuk ka plan afatgjatë investimesh.

“Ne si ekonomistë shohim ekonomi në rritje, por ulja e konsumit ka kaos në biznesin e vogël dhe të mesëm pro edhe të madh, që do të thotë se parashikime afatgjatë pa patur plan afatgjatë janë të vështira për t’u bërë, duke marrë parasysh investimet se flasim për një treg që ecën me hapin e kohës dhe jo të qëndrojmë në të njëjta norma investimi siç jemi aktualisht. Nëse parashikojmë rritje të biznesit për vitet e ardhshme, duhet të parashikojmë dhe investimet që janë të mëdha për normën dhe kuotën e fitimit”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë