Di Maio takon Ramën: Muajt e ardhshëm do të konkretizohen angazhimet në infrastrukturë dhe tranzicion ekologjik

Përditësuar më: 17/11/2021, ora 19:24
17 NENTOR RAMA NE ITALI frame 3724 1024x576

Di Maio takon Ramën: Muajt e ardhshëm do të konkretizohen angazhimet në infrastrukturë dhe tranzicion ekologjik

Përditësuar më: 17/11/2021, ora 19:24

Në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ministri i jashtëm italian Luigi Di Maio konfirmoi mbështetjen në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.

“Konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt BE. Mbështesim hapjen e negociatave. Shkëmbimi që patëm sot në komitet ka qenë shumë frytdhënës, tani kemi objektiv që muajt e ardhshëm idetë ti realizojmë. Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit. Kjo do të jepte një mesazh besimi për të gjithë rajonin  e Ballkanit”.

Di Maio deklaroi se muajt e ardhshëm do të konkretizohen angazhimet në të gjithë sektorët dhe konkretisht në infrastrukturë dhe tranzicion ekologjik. Sipas tij Italia është furnizuesi i parë i Shqipërisë.

“Shkëmbimi që patëm sot në komitet ka qenë frytdhënës. Kemi objektiv që në muajt e ardhshëm ti kemi operative idetë dhe sot ramë dakord për një plan veprimi për të gjitha angazhimet që kemi ndërmarrë në të gjitha sektorët, infrastrukturë dhe tranzicion ekologjik. Italia është klienti i parë i Shqipërisë, kjo na bën krenarë. Tema e tranzicionit ekologjik dhe ndërhyrja që ka bërë Italia, prania në tregun shqiptar dhe perspektiva nëpërmjet linjës së interkonjeksionit Shqipëri- Mali i Zi na çojnë në këtë drejtim. Italia dhe Shqipëria mund të kenë plan udhëheqës në rajon”.

Nga ana e tij edhe kryeministri Edi Rama, deklaroi se vitin e ardhshëm pret rezultate të frytshme për drejtësinë dhe sigurinë, por edhe për projekte të rëndëisshme si hekurudhat, ekonomia detare, infrastruktura dhe energjia, bujqësia, tranzicioni ekologjik, turizmi dhe kultura.

“Qe një mbyllje mjaft domethënëse e kësaj dite, e këtij komiteti të përbashkët, ku ne mundëm të trajtonim tema konkrete, veprime konkrete, dhe të identifikonim rrugëtime konkrete në drejtime me interes të përbashkët. Ka vijuar me takimet bilaterale të ministrave, dhe të tjerë që nuk janë të pranishëm, por që përfaqësojnë kolona të rëndësishme të bashkëpunimit të Italisë dhe Shqipërisë, që janë temat e drejtësisë dhe sigurisë, për të mbërritur në këtë punë të përbashkët mes nesh që jam i bindur që do sjell fryte vitin e ardhshëm. Nuk dua të hyj në hollësi por shpresoj që si ambasadori i shkëlqyer në Shqipëri në fund të misionit të tij të mos ta lërë Shqipërinë pa pasaportën shqiptare, ashtu siç ka bërë një mik tjetër që sot është në katet më të larta të kësaj ndërtese. Nga nesër vazhdojmë të punojmë për këto projekte, nga hekurudhat të ekonomia detare, infrastruktura dhe energjia, bujqësia, tranzicioni ekologjik, turizmi, kultura, e me radhë, dhe pa harruar për këto shtylla që kanë karakterizuar bashkëpunimin tonë, siguria dhe drejtësia”.