Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“Do të zbatoj statutin ndaj kujtdo”, Basha kërcënon me përjashtim Berishën

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 17:15 | Politikë
“Do të zbatoj statutin ndaj kujtdo”, Basha kërcënon

Lulzim Basha tha në takimin me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike se vota e Kryesisë i dha përgjigje kujtdo që dyshonte në procedurat demokratike në parti.

Basha shtoi se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky Kuvend “ne dalim të bashkuar, partnerë të palëkundur të SHBA dhe BE”.

https://a2news.com/2021/11/17/basha-me-kryetaret-e-degeve-kuvendi-i-18-dhjetorit-bashkim-i-demokrateve/

Më tej, kërcënoi ish-kryetarin Sali Berisha.

“Do të bëjë Sali Berisha miting më 11 dhjetor? Apo mendon se do te ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD. Por, veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD-së e kanë përgjigjen në statut. Dhe do ta zbatojë statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesise së partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën”, u shpreh Basha.

“Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët”, shtoi Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë