Gjermania në gjurmët e Austrisë, izolim për të pavaksinuarit

Përditësuar më: 17/11/2021, ora 13:19
Screenshot 32 1 1024x568

Gjermania në gjurmët e Austrisë, izolim për të pavaksinuarit

Përditësuar më: 17/11/2021, ora 13:19

Shtimi i ndjeshëm i rasteve të reja me koronavirus ka detyruar autoritetet gjermane të mendojnë aplikimin e masave shtrënguese shumë të forta ndaj 14 milionë qytetarëve të pavaksinuar, duke shkuar në këtë mënyrë në gjurmën e Austrisë fqinje.

Vendi po përballet me një valë të re infektimesh me Covid, ku vetëm në 24 orët e fundit u regjistruan mbi 32 mijë raste dhe 265 viktima nga virusi vdekjeprurës.

Për këtë arsye, qeveria paralajmëroi se shumë shpejt personat e pavaksinuar nuk do të kenë mundësi të shkojnë në punë apo të udhëtojnë në transportin publik.

“Ky në fakt është një lockdown për të vaksinuarit”, u shpreh në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar të SPD, Dirk Wiese.