Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Në 2030 pensionet do të jenë sa pensionet sociale”, Sejdarasi: Mungon angazhimi, financohen nga përjashtimet tatimore

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2021, 21:26 | Ekonomi
“Në 2030 pensionet do të jenë sa pensionet sociale”,

Sipas ekspertit, Bardhi Sejdarasi, “deri me sot në tre dekada, nuk ka patur një angazhim të plotë dhe një vetëdije institucionale dhe politike që të sigurohet që të gjithë ata që një ditë do të jenë pjesë të skemës së pensioneve t’i përfitojnë ato”.

Eksperti citon një raport të një instituti prestigjioz si Banka Botërore, e cila nuk duket shpresëdhënëse për ata që do të përfitojnë nga skema në vitet e ardhshme. “Sipas atij studimi, në 2030 ata që do të dalin në pension nuk mund të kenë mundësi më të madhe sesa pensioni social, që është përafërsisht 7 mijë lek në muaj. Për këtë arsyeje, Banka Botërore prej vitesh insiston për një implementim efektiv të reformës”.  

Por ekzekutivi, sipas tij, nuk duket gati për këtë hap. “ Në buxhet kryeministri i vendit kur flet për pensionet thotë, për këtë do të flasim më vonë”.

https://a2news.com/2021/11/17/skema-e-pensioneve-po-deshton-sulka-nuk-e-kemi-marre-seriozisht-reforma-te-tilla-behen-me-konsensus-jo-me-synim-politik/

Një hap i mundshëm, për Sejdarasin,  i ftuar në A2 Business, teorikisht është i mundur. “Në qoftë se kthejmë në buxhet të gjitha përjashtimet tatimore, vetëm nga TVSH, bëhet fjalë për 91 miliardë që kthehen, dhe do të mund të financonim dyfishin e faturës financiare aktuale të pensioneve”, tregon ai.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli