Të papërgjegjshmit mendorë: Gjykata s’i dënon, por detyron kurimin e tyre, zbatimi nuk ndiqet

Përditësuar më: 17/11/2021, ora 16:24

Të papërgjegjshmit mendorë: Gjykata s’i dënon, por detyron kurimin e tyre, zbatimi nuk ndiqet

Përditësuar më: 17/11/2021, ora 16:24

Legjislacioni shqiptar përjashton nga përgjegjësia penale çdo person që në kohën e kryerjes së një krimi, ka vuajtur nga një turbullim psikik që i ka prishur tërësisht ekuilibrin mendor dhe për pasojë e ka bërë të mos kuptojë veprimet e mosveprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale. Kjo do të thotë, që kur personat e akuzuar për një vepër penale rezultojnë tërësisht të papërgjegjshëm mendërisht, sipas një akt-ekspertimi mjekoligjor, ata nuk përgjigjen penalisht për krimin, por dërgohen në gjykatë për caktimin e një mase mjekësore edukuese ndaj tyre. 

Në vendimet për shtrim në spital psikiatrik, të akuzuarit izolohen në burgun e Zaharisë, në Krujë, burg jashtë standardeve, që pritet të mbyllet brenda pak javësh.

Problemi me personat e papërgjegjshëm, që ndonëse kanë kryer një vepër penale lihen të lirë, por të detyruar për t’u kuruar duket se lind pas vendimit të gjykatës, pasi asnjë institucion nuk e ndjek zbatimin e vendimit.

Vetëm gjatë vitit 2021 Gjykata e Tiranës ka pranuar 58 kërkesa për caktim mase mjekësore “shërbim i detyrueshëm ambulator”, pse për vijimin e kësaj mase. Në një rast kërkesa është pushuar, ndërsa 60 kërkesa të tjera janë ende nën shqyrtim.