Deputetët në një mendje: PS-PD duan ndryshimin e paketës fiskale. Refuzon qeveria

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 16:06

Deputetët në një mendje: PS-PD duan ndryshimin e paketës fiskale. Refuzon qeveria

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 16:06

Paketa e re fiskale bëri si rrallëherë në një mendje mazhorancën dhe opozitën, gjatë seancës së Komisionit të Veprimtarive prodhuese, ku deputetët kundërshtuan draftin e sjellë nga qeveria. Deputeti socialist, Ismet Beqiraj, propozoi disa amendime, për akcizën e gazit dhe rimbursimin e karburanteve në industri të caktuara.

Por përkundër dakordësisë në komision, përfaqësuesit e Ministrisë së Financave hodhën poshtë propozimet.

Ndërkohë, deputeti Agron Duka propozoi edhe shtyrjen e hyrjes në fuqi për ndryshimet që prekin bujqësinë, nisur nga shqetësimet e shprehura nga fermerët dhe grupet e interesit. Propozimet e deputetëve mund të vijnë në formën e amendimeve në seancën plenare ku do të votohet buxheti dhe paketa fiskale nen për nen.