Ibra i “përjetshëm”, një tjetër vit me Milanin

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 17:38
ibra

Ibra i “përjetshëm”, një tjetër vit me Milanin

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 17:38

Kohë rinovimesh te Milani. Pas zgjatjes së kontratës së trajnerit Stefano Pioli, që do të ndodhë brenda pak ditësh, drejtuesit kuqezi po punojnë për rinovimet e Theo Hernandez, Ismael Bennacer dhe Rafael Leao.

Por, jo vetëm kaq. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Milan ka vendosur që të zgjasë edhe kontratën e Zlatan Ibrahimovic, tashmë 40-vjeçar.

Nëse fizikisht Ibra do të rezistojë, siç ka bërë deri tani, suedezi do të firmosë edhe për një sezon tjetër.

Kështu, karriera e Ibrës mund të zgjatet deri në qershor të vitit 2023.