Mbledhja e kryetarëve të degëve të PD, Deromemaj: Nuk ishin 5 kundër, Basha përsëriti se do ketë masa

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 13:46

Mbledhja e kryetarëve të degëve të PD, Deromemaj: Nuk ishin 5 kundër, Basha përsëriti se do ketë masa

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 13:46

Kryetarin e Partisë Demokratike, Genc Deromemaj, ishte i ftuar në Ditarin e mesditës në A2 CNN, ku dha disa detaje në lidhje me mbledhjen e një dite më parë kur kryedemokrati Basha takoi krerët e 71 partive.

Pasi konfirmoi edhe njëherë pjesëmarrjen e tij në Kuvendin e thërritur nga Basha, Deromemaj tregoi se në mbledhjen me Bashën u dhanë porositë për organizimin e Kuvendit të datës 18 dhjetor. Ai mohoi që në këtë takim të kenë qenë vetëm 5 kryetarë degësh kundër.

“Kërkesa e Bashës ishte Kuvendi i datës 18. Ishte e vendosur. Basha nuk ka kërkuar ndonjëherë mendim tonin si kolegj kryetarësh. Dha porositë dhe njoftoi vendimin e tij dhe të kryesisë për të ndihmuar për organizimin e datës 18. Ju bëj me dije se nuk kanë qenë 5 kryetarë degësh, por 10-12 me mendim ndryshe, duke parë që dhe shumë kryetarë nuk kanë qenë në takim, pa dashur të aludoj se nuk janë thërritur në takim”, u shpreh Deromemaj.

Më tej, kreu i PD-së në Vlorë u shpreh se Basha përsëriti disa herë që do të ketë masa ndaj atyre që thyejnë vendimet e Kryesisë dhe shtoi se ky nuk është momenti i përshtatshëm për PD-në që të largojë anëtarë.

“Dje, Basha përsëriti të drejtën e tij për të ushtruar masa disiplinore për të gjithë ata që nuk zbatojnë udhëzimet e tij dhe Kryesisë. Nëse përjashtimi im apo kolegëve do të sillte një shëndoshje të PD-së le të bëhej dhe Basha është i lirë. Por gjykoj se situata ku është PD-ja nuk e ka luksin të përjashtojë qoftë dhe një anëtar”, shtoi Deromemaj.