“Ngec” reforma, kërkohet shtyrje, vetëm 41,5% e bizneseve janë fiskalizuar deri tani

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 12:39
fiskalizimi 1024x576

“Ngec” reforma, kërkohet shtyrje, vetëm 41,5% e bizneseve janë fiskalizuar deri tani

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 12:39

Teksa ka mbetur më pak se një muaj e gjysmë nga afati i fundit që është muaji dhjetor, vetëm 41,5 për qind e bizneseve në vend janë fiskalizuar.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, deri më tani, janë futur në reformë vetëm 49 839 nga 120 000 biznese që duhet të fiskalizohen në total.

Kontabilistët shprehen kundër gjobitjes së bizneseve ende të pafiskalizuara, ndërsa përsërisin thirrjen për shtyrjen e afateve të procesit.

Sipas të dhënave të “tatimeve”, deri më tani janë lëshuar më shumë se 91 milionë fatura të fiskalizuara, 88 mijë e 500 me para në dorë, ndërsa pak më shumë se 41 mijë pa para në dorë.