Pensionet private vullnetare, kontribues dhe mbi 4 miliardë lekë asete

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 16:23

Pensionet private vullnetare, kontribues dhe mbi 4 miliardë lekë asete

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 16:23

Shqiptarët po investojnë për të “pleqëruar me dinjitet”. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, deri në fundin e shtatorit, numri i anëtarëve në skemën e pensioneve private vullnetare arriti në gati 33 mijë, duke u rritur me mbi 6 për qind krahasuar me fundin e vitit 2020. (grafik anëtarë në pensionet private vullnetare.

Sipas të dhënave të AMF, vlera e aseteve në skemat private të pensioneve arriti në 4.2 miliard lekë nga 3.6 që ishte në dhjetorin e vitit të shkuar, duke u rritur me 19 për qind.  (grafik fondet në pensionet private vullnetare.

Po cilat janë arsyet që po i shtyjnë shqiptarët që të sigurojnë një pension në pleqëri?

Studiues të skemave të pensioneve thonë se kontributet vullnetare nuk janë zgjidhja e duhur.

Megjithëse numri i kontribuuesve ka vijuar të rritet, edhe në periudhën e pandemisë, aktualisht më pak se 3 për qind e numrit total të të punësuarve në Shqipëri investojnë në një pension privat.