Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Polemikat për gjykimin në Argjentinë-Brazil, pezullohen arbitri dhe VAR

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 12:46 | Futboll
Polemikat për gjykimin në Argjentinë-Brazil, pezullohen arbitri

Andres Kunja dhe Esteban Ostojiç, përkatësisht arbitri dhe përgjegjësi i sistemit VAR në ndeshjen Argjentinë-Brazil, janë pezulluar pa afat.

Arsyeja lidhet me momentin që nxiti shumë polemika, ku Otamendi goditi me bërryl Rafinjan dhe nuk u ndëshkua me karton të kuq.

Arbitri vijoi lojën, ndërsa sistemi VAR nuk ndërhyri ta sinjalizonte episodin, i cili mund të kishte ndryshuar ndeshjen, por e cilësoi “ndërhyrje me intensitet të mesëm”, edhe pse goditja dukej e qëllimshme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë