Rritja e çmimeve, bizneset të papërgatitura, po marrin kredi për likuiditet

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 15:19

Rritja e çmimeve, bizneset të papërgatitura, po marrin kredi për likuiditet

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 15:19

Rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare i ka gjetur të papërgatitura bizneset shqiptare, të cilat janë detyruar të marrin kredi për të përballuar kontratat.

Banka e Shqipërisë konstaton në raportin e Politikës Monetare se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, kredia për sektorin privat u rrit me 8,9% kundrejt një viti më parë dhe me 1,2%, kundrejt tremujorit të mëparshëm.

Kjo ecuri është ndikuar kryesisht nga bizneset e sektorit të ndërtimit dhe të tregtisë, të cilët kërkuan financim për përmbushjen e nevojave imediate në kuadër të shtimit të aktivitetit të tyre, si dhe të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Nga ana tjetër, kredia për investime është ngadalësuar.

Bizneset po preferojnë valutën e huaj dhe kryesisht euron për të marrë kredi. Banka e Shqipërisë konstaton se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, kredia në valutë është rritur me 8.5% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, ndërsa huaja në lek është ngadalësuar me 9.3%.