Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sëmundjet kronike të mushkërive: 14% e shqiptarëve të prekur, duhani shkaku kryesor

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 16:49 | Aktualitet
Sëmundjet kronike të mushkërive: 14% e shqiptarëve të

Nëse prej 10 vitesh jeni duhanpirës, duhet të bëni patjetër testin e funksionimit te mushkërive.  Spirometri është aparatura që verifikon gjendjen e mushkërive dhe nëse jeni prekur nga sëmundjet pulmonare kronike.

“Çdo ekzamimin të tillë duhet ta bëjë çdo njeri për të parë si funksionon mushkria e tij. Kjo provë kërkohet të bëhet tek ato persona të cilët janë të vaksinuar se ka lidhje me rrugët e frymëmarrjes”.

Në ditën botërore të sëmundjeve kronike të mushkërive siç njihen ndryshe SPOK mjekët thonë se duhanpirja është faktori kryesor i rritjes së pacientëve edhe ne vendin tonë. 14% e shqiptarëve vuajnë nga kjo sëmundje, e cila ka nivel të lartë vdekshmërie, e katërta pas sëmundjeve të zemrës dhe atyre tumorale.

“Meshkujt, por edhe gratë kanë filluar të kenë shifra të rritura se duhani e jep impaktin e tij në dëmtimin e rrugëve respiratore pas 10-15 vitesh”

Ndryshe nga vite më parë, edhe femrat për shkak të duhanpirjes po preken nga sëmundjet kronike pulmonare. Mjekët bëjnë thirrje për diagnostikim të hershëm. Por cilat janë shenjat e para të sëmundjes?

“Është një kollë e cila fillimisht ngatërrohet me kollën e duhanit, por rritet në mënyrë progresive dhe shoqërohet me gëlbazë dhe ngjyrën e verdhë dhe kjo duhet ta shqetësojë”.

Përveçse një sëmundje me risk të lartë për jetën, SPOK ka edhe  kosto të lartë trajtimi. Deri 60 dollarë në ditë, i kushton  sistemit shëndetësor trajtimi me medikamente i pacientëve me sëmundje kronike të mushkërive 

A2 CNN Livestream

Dita jonë