Shëndeti mendor, psikiatri: Trajtohen vetëm ata me kartelë, shoqëria t’i denoncojë

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 12:33

Shëndeti mendor, psikiatri: Trajtohen vetëm ata me kartelë, shoqëria t’i denoncojë

Përditësuar më: 18/11/2021, ora 12:33

Trajtimi i personave me probleme të shëndetit mendor, është një sfidë për institucionet e shëndetësisë në vendin tonë, fakt të cilin e tregon edhe numri i lartë i personave me probleme mendore që qarkullojnë të lirë dhe pa mjekim.

Por pavarësisht procedurave që ndiqen për ndjekjen e atyre personave që janë të kartelizuar, mjeku psikiatër i qendrës komunitare të shëndetit mendor në Vlorë, shprehet se edhe komuniteti duhet të denoncojë raste të personave me probleme apo shqetësime të shëndetit mendor, në mënyrë që të trajtohen dhe të mbahen nën vëzhgim.

Ndërkohë për personat që kanë rekorde kriminale dhe që janë me vendim të gjykatës për mjekim të detyrueshëm, ligji detyron familjarin e caktuar nga gjykata ose policinë, që të jetë përgjegjës për zbatimin e vendimit.

Por moskryerja si duhet e survejimit të këtyre personave, si nga familjarët ashtu edhe nga institucionet ligjzbatuese, ka bërë që protokolli shëndetësor jo vetëm të mos zbatohet, por të ndodhin edhe ngjarje të rënda me pasoja të parikuperueshme.