Sondazh: Si ka ndryshuar figura e babait në familje ndër vite?
  • Më i pranishëm me fëmijët 14%
  • Më i zënë në punë 71%
  • Ndihmon në shtëpi 14%

Tension në gjykatën e Fierit, familjarët e 8-vjeçarit të vrarë hyjnë me dhunë në kërkim të autorit

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2021, 10:02 | Kronikë
Tension në gjykatën e Fierit, familjarët e 8-vjeçarit

Momente të vështira dhe të tensionuara u regjistruan mëngjesin e së enjtes në Gjykatën e Fierit, ku pritej të niste seanca për masën e sigurisë për 38-vjeçarin Klodian Çalamani, i akuzuar për vrasjen e të miturit Mateo Vasiu, dy ditë më parë në Grecalli.

Familjarët e viktimës hynë me forcë në ambientet e gjykatës për të kërkuar autorin e këtij krimi të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.

Policia ka tentuar t’i ndalojë, por përplasja ka qenë tepër e fortë dhe kanë ndërhyrë dhe njerëz të tjerë që ishin të pranishëm në gjykatë për të qetësuar situatën dhe nxjerrë familjarët e Mateos jashtë.

38-vjeçarin Klodian Çalamani, dy ditë më parë, e qëlloi me kazmë të miturin dhe tentoi të fshihte trupin në oborrin e banesës, në një nga krimet më të rënda të regjistruara kohët e fundit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani