Bulqizë, aksidentohet mjeti i policisë rrugore

Përditësuar më: 19/11/2021, ora 19:45

Bulqizë, aksidentohet mjeti i policisë rrugore

Përditësuar më: 19/11/2021, ora 19:45

Një aksident i pazakontë ka ndodhur sot në Bulqizë, aty ku një mjet i policisë është përfshirë në një aksident rrugor.

Ngjarja ka ndodhur ne aksin Bulqizë – Shupenzë, ku mjeti i policisë rrugore u përplas me një mjet të tipit Benz, të drejtuar nga shtetasi Z.M., agjenti dhe shoferi i mjetit privat janë transportuar në spital ku janë kanë marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit.