Buxheti nuk kënaq fermerët, eksperti: I pamjaftueshëm, pas çdo skeme fshihet një grup interesi

Përditësuar më: 19/11/2021, ora 20:51

Buxheti nuk kënaq fermerët, eksperti: I pamjaftueshëm, pas çdo skeme fshihet një grup interesi

Përditësuar më: 19/11/2021, ora 20:51

Buxheti i vitit 2022 për bujqësinë ka shkaktuar polemika te palët e përfshira, që i gjykon si të pamjaftueshme fondet.

Sipas ekspertit Edi Fero, i ftuar në A2 CNN, “buxheti është i vogël për sa i përket kërkesave dhe nevojave që ka bujqësia, dhe ka një debat midis prodhuesve dhe fermerëve. Edhe krahasuar me vendet fqinje si Mali i Zi dhe Kosova, është 7 herë më i ulët”.

Por pse janë të ulta këto financime? Sipas tij, ato nuk adresojnë disa nga problematikat.

“Sipas analizave tona, ka disa problematika, pa shtuar mungesën e vëmendjes në këtë sektor. Në radhë të parë lobimi. Shtetet fqinje kanë staf të mjaftueshëm, të atashuar në Bruksel që punojnë për të krijuar projekte dhe ura bashkëpunimi midis BE-se dhe vendit të tyre. Mali i Zi ka dyfishin e përthithjeve të fondeve BE në raport me ne”, thotë Fero.

Por nuk është vetëm çështje lobimi. “Ka të bëj edhe me institucionet që ke në vend. TVSH është shumë e rëndësishme në situatën që kemi, sesi përtej atyre që prodhojnë në mënyrë industriale, të tjerët janë në gjendje skllavërimi, dhe është e rëndësishme që të ndihmohen. Nuk është e vërtet që heqja e TVSH në imputet bujqësore nuk ka dhënë ndonjë efekt. Nuk e di kush është që e trajton situatën në këtë mënyrë, e ka deklaruar vetë kryeministri Rama. Nëse sot kushton 50 lek një litër qumësht, 70 të vlerës së kostos e zë ushqimi, dhe kjo jep shkas për evazion fiskal”, deklaroi ai.  

 “Unë mendoj që gjithë  skemat që përdoren, fshihen grupe të ngushta interesi, nuk janë gjithëpërfshirëse. Vendet e BE por edhe të Ballkanit Perëndimor i kanë implementuar dhe nuk krijojnë stres midis palëve të interesuar. Për sa i përket qumështit, BE ka bërë apel prej vitesh për ngarkesat bakteriale, ndërkohë që në Shqipëri nuk është bërë ende asgjë.

Nëse do të ngresh sektorin e qumështit, hiq TVSh e sojës, që është lënda bazë që importohet 1005 nga vendet e Ballkanit, dhe për mos të krijuar boshllëqe vendos TVSH për medikamentet veterinare, sepse jemi vendi i vetëm në Europë që e ka zero për shkas te lobimit te grupeve të interesit, janë 3 milionë euro që prekin të gjithë fermerët.