Del videoja e dhunës brutale ndaj ish-partneres, burgoset ish-futbollisti amerikan

Përditësuar më: 19/11/2021, ora 16:34

Del videoja e dhunës brutale ndaj ish-partneres, burgoset ish-futbollisti amerikan

Përditësuar më: 19/11/2021, ora 16:34

Ish-lojtari i futbollit amerikan, Zac Stacy, është arrestuar pasi u publikua videoja ku shihet duke dhunuar ish-partneren e tij.

Pamjet tregojnë se si 30-vjeçari godet me grusht dhe përplas me televizorin 30-vjeçaren Kristin Evans.

Ajo i kërkoi edhe NFL-së që të ndihmojë ish-lojtarët me dëmtimet në tru që pësojnë nga goditjet e shumta gjatë karrierës profesioniste në futbollin amerikan.

Në mars të këtij viti, Zac Stacy është shtruar në spital për probleme mendore, ku qëndroi për një muaj.

Tani, nëse dënohet për dhunë në familje, rrezikon deri në 20 vite burg.