Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Fundjava e futbollit nis me surprizë, Bayern mposhtet nga Augsburg

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 22:37 | Futboll
Fundjava e futbollit nis me surprizë, Bayern mposhtet nga Augsburg

Bayern Munchen ka pësuar humbje në rikthimin e futbollit të klubeve pas ndeshjeve të ekipeve kombëtare.

Ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsmann u mposht në transfertë nga Augsburg, me rezultatin 2-1.

Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë, me vendasit që morën avantazh të dyfishtë pas golave të Pedersen (23’) dhe Hahn (36’). Dy minuta më vonë, i zakonshmi Lewandowski shkurtoi diferencën për kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Në pjesën e dytë asgjë nuk ndryshoi, pavarësisht tentativave të bavarezëve.

Pavarësisht humbjes, Bayern do ta ruajë edhe këtë javë kryesimin në Bundesligë, pasi diferenca me Borussia Dortmund është 4 pikë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu