Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Mbyllet një epokë, Tabarez shkarkohet nga Uruguai pas 15 vitesh

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 23:32 | Futboll
Mbyllet një epokë, Tabarez shkarkohet nga Uruguai pas 15 vitesh

Mbyllet një epokë, në futbollin e Amerikës së Jugut. Federata e një prej kombëtareve më të rëndësishme të atij kontinenti, Uruguai, ka zyrtarizuar shkarkimin e Oscar Tabarez, pas 15 vitesh.

Trajneri 74-vjeçar është një mit në Montevideo, por rezultatet e dobëta në kualifikueset e Botërorit, që shohin ekipin  e Cavanit dhe shokëve të tij n vendin e shtatë në 10 ekipe, e bënë të pashmangshëm një vendi të hidhur, duke parë edhe karizmin  e personazhit.

Ish trajner i njohur edhe në Europë, ku ka trajnuar edhe Milanin, ishte rikthyer në Kombëtare në vitin 2006, pas 20 viteve. Tabarez shndërroi një ekip që mbahej më shumë me memorien e të kaluarës sesa me forcën efektive, në një nga protagonistet e futbollit botëror. Uruguai u kualifikua në tre Botërorët e fundit, duke u klasifikuar i katërti në 2010, si dhe fitoi Kupën e Amerikës në 2011.

Pavarsisht gjendjes shndetsore jo perfekte, që e detyron prej vitesh të mbështetet te një patericë, ai refuzonte të jepte dorëheqjen, por sot erdhi zyrtarizimi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani