Open Ballkan, ministri i jashtëm austriak: Nuk pengon integrimin e Shqipërisë në BE

Përditësuar më: 19/11/2021, ora 20:01

Open Ballkan, ministri i jashtëm austriak: Nuk pengon integrimin e Shqipërisë në BE

Përditësuar më: 19/11/2021, ora 20:01

Ministri i Jashtëm austriak, Michael Linhart, gjatë vizitës së tij në Shqipëri pranoi se iniciativa e Open Ballkan nuk e pengon rrugën e  Shqipërisë dhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Europian, përkundrazi nxiti vendet e rajonit të rrisin bashkëpunimin mes tyre.

“Këtu bëhet fjalë që vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor të zhvillojnë dhe të intensifikojnë edhe marrëdhëniet midis tyre. Të zhvillojnë bashkëpunimin dhe unë mendoj që edhe nga ana jonë është e mundur që ta mbështesim këtë gjë. Bashkimi Europian sigurisht që duhet të zgjasë dorën dhe duhet të bëjë disa projekte më shumë”.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministrja Olta Xhaçka e cila nënvizoi se edhe BE ka lindur nga bashkëpunimi  mes vendeve që dikur kishin luftuar njëra-tjetrën.

“Ky nuk është një proces që e pengon anëtarësimin në Bashkimin Europian, apo procesin e integrimit. Nuk është asnjë plan apo komplot për të mënjanuar rajonin tonë nga ajo që është perspektiva e natyrshme e tij drejt Europës instrument për të shpejtuar procesin e Berlinit që kërkon garantimin e katër lirive të BE”.

Diplomati austriak shprehu optimizmin e tij për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare brenda këtij viti, pasi sipas tij Shqipëria i ka plotësuar kushtet. Pjesë e agjendës së tij ishte edhe takimi me Kryetaren e Komisionit të integrimit Jorida Tabaku, e cila i shprehu rezervat e saj për plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë.

Megjithatë Tabaku mbështeti Hapjen e negociatave si një mjet monitorimi për vendin. Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Linhart pati një takim edhe me Presidentin e Republikës Ilir Meta, i cili shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen që Austria ka dhënë në kuadër të integrimit të Shqipërisë në BE.