Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pensionet private vullnetare, rreth 33 mijë kontribuues dhe mbi 4 mld lekë asete

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 11:12 | Ekonomi

Shqiptarët po investojnë për të “pleqëruar me dinjitet”. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, deri në fundin e shtatorit, numri i anëtarëve në skemën e pensioneve private vullnetare arriti në gati 33 mijë, duke u rritur me mbi 6 për qind krahasuar me fundin e vitit 2020.

Sipas të dhënave të AMF, vlera e aseteve në skemat private të pensioneve arriti në 4,2 miliardë lekë nga 3,6 që ishte në dhjetorin e vitit të shkuar, duke u rritur me 19 për qind.

Megjithatë, studiues të skemave të pensioneve thonë se kontributet vullnetare nuk janë zgjidhja e duhur.

Megjithëse numri i kontribuuesve ka vijuar të rritet, edhe në periudhën e pandemisë, aktualisht më pak se 3 për qind e numrit total të të punësuarve në Shqipëri investojnë në një pension privat.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani