Senati konfirmon ambasadorin e ri të SHBA në Kosovë

Përditësuar më: 19/11/2021, ora 11:19
Jeffrey M Hovenier 1100x620 1 1024x577

Senati konfirmon ambasadorin e ri të SHBA në Kosovë

Përditësuar më: 19/11/2021, ora 11:19

Jeffrey Hovenier është ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Emërimi zyrtar erdhi pasi Senati konfirmoi propozimin e presidentit, Joe Biden, të bërë që në muajin korrik.

Hovenier zëvendëson në këtë post, Philip Kosnett, të cilit i përfundon mandati, në fund të këtij viti. Ambasadori i ri është një diplomat karriere i shërbimit të jashtëm amerikan.

Ai ka një lidhje të vjetër me Kosovën pasi ka qenë pjesë e stafit të të dërguarit të posaçëm të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës. Në vitin 2018, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi Hovenier me Medaljen Presidenciale Jubilare për 10-vjetorin e pavarësisë “për kontributin e tij për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Gjithashtu, u falënderua për kontributin në Konferencën e Rambujesë, në procesin e Vjenës dhe në procesin e shtetndërtimit të Kosovës”.