Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tregu i fruta-perimeve në Memaliaj si në lashtësi

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2021, 15:48 | Sociale
Tregu i fruta-perimeve në Memaliaj si në lashtësi

Sado që mund të duket paradoksale, ky është tregu i fruta perimeve, por jo vetëm në bashkinë e Memaliajt. Në shi, në diell, në dimër dhe në verë banorët dhe tregtarët e Memaliajt kanë në dispozicion anën e rrugës dhe atë pak trotuar për të shitur dhe blerë produkte ushqimore.

Dhe natyrisht pa asnjë kushte higjieno-sanitar dhe pa asnjë mbrojtje, as nga makinat që kalojnë ngjitur me mallrat dhe tregtarët që shesin.

Banorët janë të vetëdijshëm për situatën që e shohin përditë, por kushtet i detyrojnë ta pranojnë në emër të të ushqyerit.

Në fakt, që në vitin 2019 dhe në vitin 2020, ndërtimi i tregut të ri është miratuar dy herë nga Këshilli Bashkiak i cili e renditi në listën e investimeve emergjente që duhen kryer. Por në realitet, përveç këtyre grumbujve me inerte në vendin ku duhej të ishte tregu, nuk ka asgjë tjetër.

Dhe nuk dihet se edhe për sa kohë do të vazhdojë në këtë gjendje, pasi bashkia e Memaliajt vetëm hesht për këtë problematikë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë