Bare në stol në derbin e Barcelonës, fitojnë blaugranat, Sevilla bllokohet nga Alaves

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 23:23
Depay 1024x576

Bare në stol në derbin e Barcelonës, fitojnë blaugranat, Sevilla bllokohet nga Alaves

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 23:23

Grupi i Barcelones nderoi siç duhet rikthimin e mitit Xavi, kësaj radhë në stol, duke fituar derbin me Espanyol me rezultatin e ngushtë 1-0. Ende të shokuar nga lajmet që flasin për një tërheqje nga futbolli të yllit të tyre Sergio Aguero, katalanasit mposhtën bashkëqytetarët falë golit të Depay.

Mesfushori kuqezi Keidi Bare mungoi mundësinë e debutimit në derbi, ndërkohë që shqiptari ishte në stol por nuk hyri në fushë, i ndikuar ndoshta edhe nga dëmtimi me Kombëtaren, në sfidën për t’u harruar me Anglinë. Me golin e sotëm Barca ngjitet në vend të gjashtë me 20 pikë.

Me gjashtë pikë më shumë, në vend të katërt ndodhet Atletico Madrid, që fitoi sot 1-0 me Osasuna. Ndërkohë, Sevilla shpërdoron rastin e artë për të qëndruar i vetëm në krye të klasifikimit, duke barazuar në minutat shtesë me Alaves, me rezultatin 2-2.