Basha: Përballje frontale me korrupsionin, vetting në politikë

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 09:11
a2 default

Basha: Përballje frontale me korrupsionin, vetting në politikë

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 09:11

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me anë të një postimi në Twitter, ripërsëriti kërkesën e tij për vetting në politikë, duke argumentuar se duhet një përballje frontale me korrupsionin.

“Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë”, shkruan Basha në rrjetin social.