Milan humb “pjesët”, dy titullarë mungojnë ndaj Fiorentinës

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 11:13
tomori 1024x576

Milan humb “pjesët”, dy titullarë mungojnë ndaj Fiorentinës

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 11:13

Stefano Pioli humb dy titullarë në prag të ndeshjes që Milan do të luajë mbrëmjen e sotme ndaj Fiorentinës.

Ante Rebic dhe Fikayo Tomori do të mungojnë për kuqezinjtë, pas dëmtimeve që kanë pësuar në stërvitje ditën e djeshme.

Kroati ka ndjerë shqetësim pas një goditjeje të topit me thembër, ndërsa anglezi ka pësuar një goditje në ijë.

Të dy nuk janë grumbulluar, duke iu shtuar mungesave të Maignan, Plizzari, Calabria dhe Castillejo.