Pastrimi i qyteteve, Kumbaro: Do të ketë dy vendime qeverie për menaxhimin e mbetjeve

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 15:28

Pastrimi i qyteteve, Kumbaro: Do të ketë dy vendime qeverie për menaxhimin e mbetjeve

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 15:28

Do të ketë dy vendime të Këshillit të Ministrave të cilat do të përcaktojnë kushtet se si do të shpërndahet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit fondi prej 500 milionë lekësh për menaxhimin e mbetjeve.

Këtë e bëri të ditur ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, në një takim me krerët e bashkive dhe prefektët e qarqeve, ku qartazi dukeshin të reflektuara kërkesat që kanë pasur këto të fundit.

Kryeminstri Edi Rama nuk u dal së kritikuari bashkitë, duke i paralajmëruar sërish për mosmiratimin e buxhetit të tyre nëse objektiv të parë nuk kanë pastrimin.

“Objektivi numër një dhe i padiskutueshëm i çdo bashkie duhet të jetë fondi për pastrimin, në të kundërt buxheti nuk do të miratohet. Na duhet qasje e organizuar dhe agresive në këtë fushë. Për këtë arsye kemi thënë që asnjë bashkie nuk do t’i miratojmë buxhetin në nivelin e prefekturës po qe se nuk do të përmbajë fondin e nevojshëm për pastrimin. Çdo bashki ka një target e objektiv financiar dhe ky duhet të jetë objektivi numër një i çdo bashkie. Nëse kryetarët e bashkive nuk do të kenë këtë objektiv ta parin të padiskutueshëm ne do ta rrëzojmë buxhetin dhe prefekti nuk do ta firmosë këtë buxhet”, tha Rama.