Premier League, ekipi modest shpërfytyron Manchester United, Broja “mposhtet” nga Rashica

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 18:35
manchester united 1024x576

Premier League, ekipi modest shpërfytyron Manchester United, Broja “mposhtet” nga Rashica

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 18:35

Nuk mungojnë surprizat dhe emocionet në Premier League. Ndërkohë që Chelsea duket gjithmonë e më shumë e sigurt në marshimin e saj, me fitoren 3-0 ndaj Leicester në transfertë, disa nga rivalet e saj gjetën një ditë të vështirë.

Së pari Manchester United i Cristiano Ronaldos, që nuk po braktis dot humbjet dhe performancat e dobëta. “Red Devils” u mposhtën me rezultatin 4-1 ndaj një ekipi modest si Watford, që para kësaj ndeshje ndodhej në zonën e rënies nga kategoria. Watford gaboi edhe dy penallti, por dominoi lojën falë  performancave të Sarr dhe King.  

Ndërkohë, surpriza e kampionatit, West Ham, që sot pritej të arrinte deri në vendin e dytë, u mposht nga Volverhampton 1-0 , duke rënë disi me këmbë në tokë.

Broja sheh i pafuqishëm golin e kundërshtarëve

Ulet edhe entuziazmi i Southamptonit të Armando Brojës, i cili u mposht në shtëpinë e Norwich, që renditet e fundit në klasifikim. Broja hyri në pjesën e dytë, por pa ndihmuar dot ekipin e tij, ndërkohë që me Norwich vlen të theksohet një performancë e mirë e Milot Rashicës.