Spektakël në Firence, Vlahovic “sfidon” Ibrën dhe ndal marshimin e Milanit

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 23:06
Fiorentina milan 1024x576

Spektakël në Firence, Vlahovic “sfidon” Ibrën dhe ndal marshimin e Milanit

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 23:06

Milani ndalon marshimin e saj në krye të Serie A në Firenze, ku mposhtet 4-3 në fund të një ndeshje spektakolare, ku protagonistët janë sulmuesit kryesorë, Zlatan Ibrahimovic dhe Dusan Vlahovic.

Ndeshja për “djajtë” kuqezi vështirësohet që në fillim, ku një gabim trashanik të portierit Tatarusanu, që deri më tani kishte luajtur rolin e shpëtimtarit milanist, që mundëson golin e Duncan.

Milani provon disa herë me Leao, Ibra gabon të pabesueshmen në fund të pjesës së parë, ndërkohë që në sekondat e fundit Saponara gjen një gol kryevepër, që çon rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, Milani nuk ka kohë të reagojë sepse serbi Vlahovic tregon pse po ndiqet nga klubet më të njohur në Europë duke shënuar golin e tretë në minutën 60.  Ndeshja duket e përfunduar, por me Milanin nuk dihet kurrë, dhe pikërisht në momentin më të vështirë Ibrahimovic e hap tërësisht.

Fillimisht, pak sekonda më vonë, ku përfiton nga një gabim të Bonaventura dhe gjuan një predhë që tund rrjetën.  Fiorentina duket e shokuar, dhe suedezi përfiton duke shënuar 5 minuta më vonë, pas një asist të Theo Hernandez.

Ndeshje duket tashmë e hapur, me Milanin që pritet të sulmojë kokulur për barazim, por në fakt Milani nuk ka më forca, dhe sërish Vlahovic përfiton nga gabimi i Theo Hernandez për një gol fotokopje me të parin e Ibrës.

Ndeshja mbyllet këtu, edhe pse ka ende kohë në sekondat e fundit shtesë për autogolin e Venutit, pas një traverse të Ibrës, protagonist në pjesën e dytë.

Milani mbetet ne kuotën e 32 pikëve, si Napoli që ka një ndeshje më pak, ndërkohë që në kuotën e 21 pikëve, Fiorentina kap Juventusin dhe Lazion.