Vendi ku vaksinimi është kryer 100%, prej 3 muajsh asnjë rast me Covid

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 15:00
sicili 1 1024x576

Vendi ku vaksinimi është kryer 100%, prej 3 muajsh asnjë rast me Covid

Përditësuar më: 20/11/2021, ora 15:00

Është një vend në zemër të Siçilisë që ka zero raste Covid për më shumë se tre muaj. Në Palazzo Adriano (pranë Palermos) banorët janë të gjithë të vaksinuar.

Përqindja e njerëzve të imunizuar është madje 104%, sepse edhe ata që banojnë diku tjetër nuk janë tërhequr pas, si shumë turistë kalimtarë apo banorë të komunave fqinje.

Palazzo Adriano, është qyteti i dytë pa Covid, pas Roccafiorita në Siçili, ka rreth 1800 banorë. Një qytet spektakolar, me pamje nga malet Sicani.

“Ne kemi vënë në dispozicion shtëpinë e bashkisë si qendër vaksinimi, të gjithë jemi të përfshirë”, shpjegoi kryebashkiaku Nicolò Granà, “Është një rezultat i shkëlqyer që vjen falë bashkëpunimit mes institucioneve dhe popullatës. Me një ndjenjë të jashtëzakonshme qytetarie doza e parë dhe e dytë u administruan këtu midis majit dhe qershorit, me disa që kishin marrë tashmë të tretën. Jemi mjaft të qetë. Në fshat jeta rrjedh e qetë dhe ky është hapi i parë për t’u kthyer në normalitet. Për ne është një kënaqësi e madhe dhe një burim krenarie”.